Depërtimi i masave ajrore nga Veriu i Afrikës drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan do të sjellë në vendin tonë mot të kthjellët dhe temperatura të larta.
Herë pas here priten vranësira të lehta e kalimtare, ku më të theksuara do të jenë në zonat Juglindore të Shqipërisë. Parashikohet që pasditja dhe nata të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të rriten paradite, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit deri në 33°C pritet vlera maksimale në qarkun e Beratit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 38 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.