Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik dhe rryma ajri nga Afrika duke kushtëzuar mot relativisht të paqëndrueshëm në vendin tonë por me temperatura të larta.
E Shtunë, 06 Nëntor 2021
Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura , reshje të izoluara në veri-perëndim. Era do të jetë me drejtim Jug-lindje dhe veri-Lindje me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë të larta.
Temperaturat:
Zona malore 13/22°C
Zona e ulët 14/28°C
Zona bregdetare 18/26°C
Kosova, e Shtunë, dt 06 Nëntor 2021
Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu të pakta. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 8 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 10°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 18°C .
E Diel, 07 Nëntor 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat:
Zona malore 11/26°C
Zona e ulët 15/30°C
Zona bregdetare 18/27°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




