Me intervale të gjata kthjellimesh paraqitet territori shqiptar deri pas mesdite kur pritet shfaqje e vranësirave si fillim në zonat veriore dhe veriperëndimore dhe gradualisht vranësirat do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit. Edhe gjatë pasdites moti vijon nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta por mundësia për reshje është thuajse zero.
Për sa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të mbeten konstante gjatë orëve të mëngjesit por rënie me 2 gradë C pritet në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 30°C. Parametri i erës do të jetë kryesisht mesatar me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1-2 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




