Ngjarje

I hapet rruga ndërtimit të ri, Basha: TK në pronësi të kryebetonierit të mafias

Qeveria ka kaluar në pronësi të Bashkisë së Tiranës godinën e Teatrit Kombëtar duke i hapur rrugë shembjes së tij dhe ndërtimin në të njëjtin truall të një godine të re.

Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe në pikën 2 të tij, nënvizohet se Bashkisë së Tiranës i ndalohet tjetërsimi i truallit, apo dhënia e tij për të tretë.

Kalimi në pronësi të Bashkisë i këtij trualli mbërrin pasi në muajin shkurt Bashkia e Tiranës njoftoi se nuk ishte arritur një marrëveshje me kompaninë “Fusha” për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar. Por, kryebashkiaku Veliaj tha se kjo nuk do të thotë tërheqje nga projekti. Ai deklaroi se teatri i ri do të ndërtohej nga bashkia më shpejt dhe me të gjithë teknologjinë ekstra për skenën.

LEXO EDHE:
“Teatri”- Tërheqja nga koncesioni rrëzoi barrierën që pengonte shembjen
Kushtetuesja shqyrton kërkesën e Metës për pezullimin e projektit të Teatrit
Teatri i ri kombëtar, PD padit arkitektin danez
Teatri si komedi politike dhe tragjedi mes aktorëve
Kliko për më shumë lajme mbi Teatrin Kombëtar

Në lidhje me këtë vendim ka reaguar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Ndërkohë që shqiptarët presin zgjidhje për krizën që ka pllakosur, Rama gjen kohë vetëm për të grabitur. Kalimi i TK në pronësi të kryebetonierit të mafias është akt lufte ndaj artit dhe qytetarisë dhe provokim ndaj BE dhe përfaqësuesve të saj në vigjilje të Ditës së Europës”, shkruan Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë