Ana e errët

Të vrarë nga të dyja krahët, por të mbijetuarit deklarojnë “s’kemi armiq”

Kur agjentët e Departamentit  të Krimeve të Rënda morën në pyetje familjarët e Kastriot Reçit, veç e veç, secili prej tyre u përgjigj: e njohim Preng Gjinin si fytyrë. Nuk kemi muhabet me të. Është nga Rrësheni. Por grupi hetimor është i bindur për të kundërtën. Të dyja palët njihen aq shumë sa dikur bashkëvepruan për pazare droge, i prishën marrëdhëniet pas humbjes së një ngarkese me drogë dhe pas kësaj nisën vrasjet. Nga krahu i fisit Gjini u vranë Saimir Jaku, Kreshnik Gjini, Tonin Gjini dhe për të fundit atentati ndaj tij u mbyll me një sërë plagësh në duar dhe në zonën abdominale. Nga krahu i Reçëve, u vranë Gaspër Reçi për të cilin kishin dështuar njëherë dhe i vëllai Kastëriot Gjini. Nga veprimet hetimore  sipas burimeve të gazetës  Si, gjatë kontrolleve në makinën që shpërtheu në urën e Nishrakut u zbulua dhe një sasi parash. “Preng Gjini kishte me vete dy aparate telefoni tip samsung dhe iphone që u dërguan për ekspertim kriminalistik deklaron për gazetën Si policia si dhe një kuletë ngjyrë kafe brenda të cilës u numëruan 409 euro prerje 100 si dhe 32 kartëmonedha prerje 50-euroshe, shuma të vogla në paund dhe në valutë vendëse si dhe dy letra me mbishkrimin Louis Vuitton dhe Tutela Legale. Nga ekspertimi tekniko xhenier të kryer në mjetin e shpërthyer me targa aa 903 yg është konstatuar se shpërthimi është komanduar nga një distancë e afërt, ndërsa veç Gjinit raportohen si të dëmtuar nga tritoli edhe fëmija E. Sula dhe shtetasi italian S. Barbadoro.

Dëshmitari okular

Një dëshmitar i quajtur E. Kupe i tregon policisë “po udhëtoja me makinë në afërsi të urës me drejtim Pallatin me Shigjeta. Isha tek semafori, dëgjova shpërthimin. Mjeti u fik në moment dhe m’u hapën airbagët e makinës”.

Nipi:

F. Dauti ishte i pari që u pyet meqenëse rezulton të jetë pronari i mjetit të shpërthyer. Ai mohon një hasmëri të mundshme me palën kundërshtare që janë Reçët. “Nuk kam dijeni që Preng Gjini të ketë hasëm. Atij ia vranë vëllain verën e kaluar, por nuk di që Preng Gjini të ketë konflikte me ndokënd”.

Ky refren u përsërit edhe nga i plagosuri si dhe gjithë të tjerët.

Burimet e gazetës Si tregojnë se të pyetur nga policia veç të vëllait të Kastëriot Recit që thotë se e njeh si fytyrë të dëmtuarin por s’ka asnjë njohje me të edhe të tjerët mbajnë të njëjtën alibi. Tonin Reçi, Paulin Reçi, Gjovalin Reçi e të tjerë sipas burimeve të policisë kanë treguar alibitë përkatëse, duke pretenduar se kishin gati edhe dëshmitarët dhe alibitë se ku kishin qenë në çastin e shpërthimit. Pavarësisht kësaj policia së bashku me prokurorinë është e bindur se ngjarjet janë të lidhura me njëra-tjetrën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë