Mode

Të vishesh si Beyonce e Kim Kardashian s’kushton shtrenjtë

Të gjithë e adhurojmë stilin e yllit të famshëm Beyonce apo të motrave Kardashian/Jenner. Është stilisti i njohur LaQuan Smith i cili bën që këto yje të duken mjaft seksi në çdo dalje të tyre. Por duket se stili i këtyre të fundit nuk mund të ngelet thjeshtë një ëndërr në sirtar për shumë vajza që u pëlqen të ndjekin trendet e reja, pasi Smith ka menduar edhe për ne.

Ai në bashkëpunim me firmën e njohur të veshjeve “Asos” ka nxjerrë në treg linjën e re të veshjeve me çmime të përballueshme për të gjitha shtresat e popullsisë.

Në koleksionin e ri që stilisti i yjeve ka prezantuar mbizotrojnë veshjet me shkëlqim, printe kamuflazh, veshjet me gurë dhe veshjet me vija e me xixa.  Por ajo që i bën edhe më të lumtura vajzat që duan të vishet si idhujt e tyre janë çmimet e koleksionit të ri.  Të gjitha koleksionet e prezantuara variojnë mes çmime  35- 315 dollarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë