Të gjithë e adhurojmë stilin e yllit të famshëm Beyonce apo të motrave Kardashian/Jenner. Është stilisti i njohur LaQuan Smith i cili bën që këto yje të duken mjaft seksi në çdo dalje të tyre. Por duket se stili i këtyre të fundit nuk mund të ngelet thjeshtë një ëndërr në sirtar për shumë vajza që u pëlqen të ndjekin trendet e reja, pasi Smith ka menduar edhe për ne.
Ai në bashkëpunim me firmën e njohur të veshjeve “Asos” ka nxjerrë në treg linjën e re të veshjeve me çmime të përballueshme për të gjitha shtresat e popullsisë.
Në koleksionin e ri që stilisti i yjeve ka prezantuar mbizotrojnë veshjet me shkëlqim, printe kamuflazh, veshjet me gurë dhe veshjet me vija e me xixa. Por ajo që i bën edhe më të lumtura vajzat që duan të vishet si idhujt e tyre janë çmimet e koleksionit të ri. Të gjitha koleksionet e prezantuara variojnë mes çmime 35- 315 dollarë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.