Mode

Të vishesh me çokollatë!

Modelet duhet të frenonin vetën nga veshja e tyre gjatë një sfilate në Belgjikë, kjo për shkak se veshjet që ato kishin në trup, ishin të përbëra nga çokollata.

Kjo sfilatë mode ishte pjesë e Salon du Chocolat, ku gjithashtu u mbajt edhe konferenca mbi çokollatën belge, të cilën vendasit e konsiderojnë më të mirën në botë.

Disa stilistë kaluan javë duke vendosur mijëra copa çokollate mbi veshjet e tyre, ndërsa disa të tjera janë të përbëra plotësisht nga çokollata.

"Ka çelik dhe plastikë, por gjithçka është e veshur me çokollatë, me pluhur kakao", ka thënë pastiçeri Jean-Christophe Hubert. "Në një fustan, ka më shumë se 5 kilogramë çokollatë, pak a shumë, dhe rreth 3 kilogramë pluhur kakao."

Sasia e lartë e pluhurit kakao krijoi një çokollatë të thatë, duke reduktuar rrezikun e shkrirjes, tha Hubert.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë