Modelet duhet të frenonin vetën nga veshja e tyre gjatë një sfilate në Belgjikë, kjo për shkak se veshjet që ato kishin në trup, ishin të përbëra nga çokollata.
Kjo sfilatë mode ishte pjesë e Salon du Chocolat, ku gjithashtu u mbajt edhe konferenca mbi çokollatën belge, të cilën vendasit e konsiderojnë më të mirën në botë.
Disa stilistë kaluan javë duke vendosur mijëra copa çokollate mbi veshjet e tyre, ndërsa disa të tjera janë të përbëra plotësisht nga çokollata.
“Ka çelik dhe plastikë, por gjithçka është e veshur me çokollatë, me pluhur kakao”, ka thënë pastiçeri Jean-Christophe Hubert. “Në një fustan, ka më shumë se 5 kilogramë çokollatë, pak a shumë, dhe rreth 3 kilogramë pluhur kakao.”
Sasia e lartë e pluhurit kakao krijoi një çokollatë të thatë, duke reduktuar rrezikun e shkrirjes, tha Hubert.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.