Mode

Të vishesh kokë e këmbë me një ngjyrë! Monoclo, lëvizja që përfaqësohet nga vetë Mbretëresha Elizabeth

Gjithçka filloi kur nëna e stilistit Pascal Anson i bleu atij një bluzë të verdhë për ditëlindje.

"Kisha një palë pantallona të verdha, çorape të verdha dhe një rrip të verdhë. Kështu që mendova se do t'i vishja të gjitha së bashku, si një eksperiment", thotë Anson.

Ai e shijoi eksperimentin aq shumë sa i dha një emër, "monoclo" dhe e ktheu atë në një eveniment në Universitetin Kingston, Londër, ku ai ishte pedagog dizajni. Stafi dhe studentët u ftuan të visheshin me një ngjyrë ose model nga koka te këmbët. Ata të gjithë ndihmuan njëri-tjetrin për t’u veshur me një ngjyrë ku dikush që nuk kishte bluzë jeshile përshembull, e merrte nga dikush tjetër.

"Atë ditë, ajo që më pëlqente ishte që njerëzit ishin me veshje të përditshme gjëra normale që i vishnin kudo por kishte një risi dhe çdo gjë dukej çuditshëm”, thotë Anson.

Monoclo u shndërrua në një projekt në Instagram dhe shumë shpejt u bë një trend.

"Monoclo ka të bëjë me ri-shijimin e asaj që tashmë keni”.

Një pamje e re nga rrobat që njerëzit i kanë tashmë është një stil i ri, një manifestim për qëndrueshmërinë dhe Anson thotë se Monoclo sjell risi në modë pa qenë nevoja për dyqane apo sfilata.

Ai tregon se “Monoclo” nuk ka të bëjë vetëm me rrobat. Ideja, në fund të ditës është që çdo njeri duhet të përqendrohet në atë që ka dhe të gjejnë gëzim tek kjo, në vend se të dëshirojnë gjithmonë e më shumë.

“Kjo është diçka e vlefshme jo vetëm për modën, por edhe për jetën”.

E gjithë kjo është e mrekullueshme, por e verdhë nga koka te këmbët? Gazetarja e modës Jess Cartner-Morley thotë se ka diçka që nuk shkon.

Anson tenton ta bindë duke i thënë se është njësoj sikur të vendosësh të bëhesh vegjetarian, të mësosh një gjuhë të re apo të vendosësh të fillosh stërvitjen. Në fillim është e vështirë por me kalimin e kohës e kupton se është diçka që ia vlen.

“Të dalësh nga zona e rehatisë është diçka e mirë, e njëjta gjë vlen edhe për Monoclo.

Të ndjekësh këtë lëvizje është ndoshta shumë sfiduese për femrat të cilat me shumë mundësi shumica as nuk e imagjinojnë veten të veshur me një ngjyrë nga koka tek këmbët në një mbledhje apo një takim por Anson thekson se mbretëresha e monoclos është një grua, është, në fakt, vetë Mbretëresha, e cila vesh një ngjyrë nga koka tek këmbët, përfshirë kapelen dhe aksesorët, për çdo dalje zyrtare dhe kurrë nuk duket më pak se mbretëreshë.

Të vishesh Monoclo është diçka që ose e do, ose e urren, nuk ka të mesme. Është diçka shumë e ndërlikuar por një përfundim i këndshëm.

Tani monoclo shikohet edhe si një sfidë për njerëzit të cilët shpesh herë nëpër rrjetet sociale janë munduar të tregojnë se për sa kohë mund të ndjekin lëvizjen Monoclo, duke veshur rroba në të njëjtën ngjyrë.

Gazetarja shpjegon se një herë është munduar të bëhet pjesë e kësaj lëvizje por kur ka dalë nga shtëpia e ka kuptuar se është shumë nxehtë dhe duhet të heqë pulovrën. Kështu veshja nuk ishte e plotë.

Ajo kishte nevojë për një element të tretë. A ishte aq e guximshme sa të vishte çorape rozë?

"Duhet të rrezikosh, thjesht duhet të sigurohesh që të duket se është diçka e qëllimshme. Mos u mundoni të shtoni një element ngjyrë tjetër sado i vogël të jetë”, thotë Anson.

“Ai kishte të drejtë. I vesha çorapet dhe gjithë pamja u plotësua”.

"Kur vishni një këmishë blu me pantallona të zeza, ajo thjesht duket blu. Por kur vishni pantallona dhe këpucë në blu të ndryshme, truri juaj fillon të njohë të gjitha nuancat e ndryshme dhe bëhet interesante", thotë Anson.

Bukuria e monoclo-s është se funksionon shumë mirë me rroba të çfarëdolloj cilësie dhe se çdo stinë ka nuancat specifike.

Në vjeshtë për shembull, ngjyra bezhë apo kaf janë trend dhe veshur kokë e këmbë me kaf apo bezhë është diçka interesante për t’u parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë