Moti

Të shtunën temperaturat arrijnë në 41 gradë

Gadishulli i Ballkanit vijon të ndikohet nga anticikloni afrikan dhe temperaturat e larta do të jenë prezente edhe këtë fundjavë. Gjatë ditës së shtunë moti do të jetë me diell dhe në zonat perëndimore do të ketë prani të mjegullës. Era pritet të jetë me drejtim veri-perëndim.
Të dhënat meteorologjike nga IGJEUM tregojnë se ka një nivel të “lartë” rreziku në qarqet Tiranë, Elbasan, Berat, Fier, Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë, ndërsa niveli “i moderuar” rreziku në qarqet e tjera. Parashikohet që temperaturat të mbeten me vlera të larta deri në datën 12 gusht, ndërsa gjysmën tjetër të muajit do të pasohet me një rënie të lehtë të temperaturave me  2-3 gradë celsius. 
Temperaturat:
Në zonat malore 19-39 gradë celsius.
Në zonat e ulëta 17-41 gradë celsius.
Në zonat bregdetare 20-38 gradë celsius.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë