Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik dhe masavae ajrore të nxehta nga Afrika duke kushtëzuar mot relativisht të paqëndrueshëm në vendin tonë.
Nesër ( të shtunën) moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura , reshje të izoluara në veri-perëndim. Era do të jetë me drejtim Jug-lindje me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë të larta. Temperaturat:
Zona malore 12/22°C
Zona e ulët 14/28°C
Zona bregdetare 17/26°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



