Ka ndodhur

Të shtënat me armë zjarri kundrejt një automjeti në Vlorë

Qyteti i Vlorës është tronditur pasditen e së premtes, pas të shtënave me armë në lagjen “10 Korriku” në zonën e Lungomares.

Policia ka njoftuar se ka pasur shkëmbim zjarri mes dy mjeteve. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale në njërin nga mjetet.
Më tej në njoftimin e polocisë thuhet se janë konfliktuar  shtetasi J. A. dhe shteasi L. M.

Mjeti i dëmtuar ka një plumb në xhamin e parë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për ngjarjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë