Ka ndodhur

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë pas një sherri për vendin e parkimit

Gazeta Si - Një konflikt banal për çadrat, shezlongët dhe parkimin, ka bërë që një person, ende i paidentifikuar të qëllojë me armën tip pistoletë në ajër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00 në zonën e plazhit, pass tunelit në afërsi të vilave qeveritare te "Uji i Ftohtë".

Duket qëllimi i autorit ishte vetëm të shkaktonte frikë tek personi tjetër, pasi është larguar me shpejtësi. Sherri ndodhi mes dy lokaleve përballë me njëri-tjetrin për shezlongët dhe parkimin mes autorit dhe rojës së parkingut. Autori më pas ka qëlluar në ajër pas konfliktit me rojën e lokalit tjetër.

Pas ngjarjes, autori u largua me shpejtësi por u kap disa minuta më vonë nga policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë