Ka ndodhur

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, një vajzë mbetet e plagosur

Një djalë ka plagosur me armë zjarri një vajzë paraditen e kësaj të shtune në Vlorë. Autori i ngjarjes është arrestuar, ndërsa vajza është dërguar në spital për mjekim.

Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur në një lokal në qytet, ndërsa autori është nga Shkodra.

Nuk ka ende detaje të tjera mbi shkaqet e ngjarjes, apo identitetin e dy personave të përfshirë dhe lidhjen që kishin me njëri-tjetrin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë