Ka ndodhur

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset 24-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë të shtunë në fshatin Mushan të Shkodrës.

Nga ngjarja ka mbetur një person i plagosur. Bëhet fjalë për 24-vjeçarin Isak Mehmedaj.

Policia bën me dije se i riu ka shkuar për ndihmë mjekësore në spital ku është shfaqur i plagosur me armë zjarri. Rrethanat e plagosjes janë ende të paqarta. Mësohet se i riu është jashtë rrezikut për jetën, ka vetëm një plagë në këmbë.

“Më datë 09.10.2021, rreth orës 08:45, në Spitalin Rajonal Shkodër, ka shkuar për ndihmë mjekësore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, jashtë rrezikut për jetën shtetasi I. M, 24 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se 24-vjeçari Mehmedaj është kushëri i vëllezërve Mehmedaj, ku njëri prej tyre, konkretisht Hydajet Mehmedaj është i dyshuar për vrasjen e të ‘fortit’ të Shkodrës, Ridvan Ramazani më 28 nëntor 2020.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë