Ka ndodhur

Të shtëna me armë zjarri në Koplik, plagoset me pistoletë në këmbë 32-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mbrëmje në Shkodër.

Policia njofton se rreth orës 19:50, në Koplik, gjatë një konflikti për motive të dobta një person ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë një 32 vjeçar.

32 vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë