Bota

Të shtëna me armë në fushën e golfit të Trumpit, arrestohet 58-vjeçari. FBI: Donin ta vrisnin. Ish-presidenti: Nuk dorëzohem

Gazeta Si - Donald Trump është “i sigurt pasi disa të shtëna me armë zjarri u qëlluan pranë tij”. Kështu ka bërë të ditur drejtori i komunikimit i kandidatit republikan për fushatën e Shtëpisë së Bardhë, Steven Cheung.

Ngjarja ndodhi ndërsa ish-presidenti ishte duke luajtur golf në fushën e tij në West Palm Beach, Florida.

Një pushkë gjysmë automatike “AK47” u gjet më vonë në shkurret përreth dhe një i dyshuar u arrestua.

Ai është një 58-vjeçar me origjinë nga Hawaii, Ryan Routh. Menjëherë pas ngjarjes ishte vetë manjati ai që i siguroi të gjithë: "Jam mirë dhe nuk do të dorëzohem kurrë. Vendosmëria ime është më e fortë vetëm pas një sulmi tjetër në rrugën time".

Disa burime i thanë CNN se i arrestuari synonte të sulmonte ish-presidentin. Hipoteza e ngritur më vonë edhe nga FBI: "Ishte një tentativë e dukshme vrasjeje. I gjithë objekti i fushës së golfit u mbyll dhe u sigurua nga njësitë special amerikane.

Aty pranë u gjetën edhe një çantë shpine dhe një aparat fotografik Go-Pro. Nga të shtënat nuk raportohet për të lënduar.

Episodi i ri ndodhi dy muaj pasi Trump u godit nga një plumb në vesh në sulmin e 13 korrikut gjatë një mitingu në Pensilvani.

Sherifi tha në një konferencë për shtyp se sulmuesi e drejtoi pushkën në gardhin e fushës së golfit rreth 400-500 metra larg Trump.

Trump: Jam mirë dhe nuk do të dorëzohem kurrë - Në një email drejtuar mbështetësve të tij, Trump shkroi: "Ka pasur të shtëna pranë meje, por para se thashethemet të fillojnë të dalin jashtë kontrollit, doja që ju ta dëgjoni këtë. Së pari: unë jam i sigurt dhe gjallë”.

Ndërhyrja e Shërbimit Sekret  - Trump u shpëtua në siguria nga Shërbimit Sekret, i cili ndërhyri pranë klubit të golfit.

Këtu, oficerët hapën zjarr ndaj të dyshuarit, i cili u pa me atë që dukej të ishte një armë.

Nuk është e qartë nëse, në momentin e të shtënave, burri ishte në rrugën e kampit apo aty pranë.

I dyshuari u arrestua më pas nga policia në autostradën I-95, ndërshtetërore kryesore në Bregun Lindor, ku ai kishte ikur me një fuoristradë.

Çfarë ndodhi në klubin e golfit të Trump - Sipas hetuesve, një nga telefonatat e para në numrin 911, përfshinte të shtëna mes dy individëve jashtë klubit të golfit të Donald Trump.

Në realitet, as media dhe as autoritetet nuk kanë specifikuar nëse i dyshuari ka hapur zjarr apo nëse të shtënat e dëgjuara janë shkrepur nga Shërbimi Sekret për ta neutralizuar paraprakisht pas identifikimit të tij.

Sipas versionit të parë të ngjarjeve të publikuar nga sherifi vendas, dy persona kanë shkëmbyer të shtëna në një përplasje me armë zjarri. Zyrtarët e inteligjencës amerikane së fundmi informuan fushatën e Donald Trump për indikacione të reja se Irani po planifikon të intensifikojë sulmet ndaj ish-presidentit dhe atyre përreth tij.

Biden dhe Harris - Joe Biden dhe Kamala Harris janë informuar për të shtënat pranë Donald Trump dhe janë "të lehtësuar" që manjati është i sigurt. Dhuna nuk ka vend në Amerikë”, nënvizoi më pas nënpresidenti amerikan. Ndërkohë, zyrtarët e zbatimit të ligjit po diskutojnë mundësinë për të marrë masa më të mëdha sigurie për Mar-a-Lago, ku Trump jeton me gruan e tij Melania.

Sulmi në Pensilvani - Të shtënat e fundit, vijnë dy muaj pas tentativës për vrasjen e ish-presidentit në Butler të Pensilvanisë, nga 20-vjeçari Thomas Crooks, i cili u vra në vendngjarje nga një snajper.

Autori e goditi Trumpin ndërsa ai ishte në skenë, duke i plagosur veshin, por duke vrarë një person tjetër dhe duke plagosur dy të tjerë.

Një tentativë vrasjeje që shkaktoi furtunë në Shërbimin Sekret, duke e detyruar drejtorin të jepte dorëheqjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë