Shendet

Të shqetësuar për antibiotikët? Një libër do t’ju japë përgjigje

A duhet të përdorni antibiotikët? Çfarë është rezistenca antibiotike? A janë funksionalë këto medikamente? Nëse keni pyetje rreth antibiotikëve, nuk jeni të vetmit, por mos u shqetësoni sepse tashmë të gjithë do të kemi një përgjigje. Mary E. Wilson, një profesore e Universiteti të Harvardit dhe eksperte e sëmundjeve ngjitëse, u përgjigjet të gjitha pyetjeve tuaja në librin e saj më të ri. “Antibiotiket: Çfarë duhet të dinë të gjithë”.

I botuar së fundmi ky libër është i përbërë nga 8 kapituj që shpjegojnë gjithçka për antibiotikët, duke nisur nga mitet deri tek të vërtetat shkencore. Gjithashtu, libri është përqendruar nw historikun se si zbuluan antibiotikët e më pas jep një përgjigje se çfarë do të ndodhë nëse humbasin aftësitë e tyre për të vrarë bakteret e dëmshme.

Tashmë dihet se që prej Luftës së Dytë Botërore, antibiotikët mund t’i gjejmë kudo. Ata janë përfolur me ide të gabuara, duke u cilësuar si tepër të rrezikshme për shëndetin. Gjithashtu, edhe shumëllojshmëria e tyre, bën që ata të cilësohen të pavlefshëm për të kuruar sëmundjet e ndryshme.
Por, këndvështrimi i Wilson e “thyen” shkencën, aspektet shoqërore dhe frikën e një të ardhme pa antibiotikë. Nën një volum prej 429 faqesh, libri i saj nuk është vetëm për lexuesit e shkencës, por me anë të formatit pyetje-përgjigje, është cilësuar nga kritikës si libri ideal nga i cili nuk do donit të ndaheshin kur ta lexoni dhe dhurata e përsosur për një mik.
Tek antibiotikët qëndron një e vërtetë shqetësuese, pasi bota moderne është e ndërtuar pjesërisht në bazën e antibiotikëve lehtësisht të gjendshim, saqë është bërë me e lehtë që bakteret të bëhen rezistente dhe të shumohen.

Por Wilson nuk ndalet në atë spektër.
Ajo shqyrton jo vetëm mundësitë për një botë post-antibiotike, por edhe kërkime të ndryshme që zbulojnë një gjeneratë të re antibiotikësh. Rezultati është një libër që jep shpresë në mesin e baktereve që tashmë po shtohen gjithnjë e më shumë. Libri u publikua nga shtëpia botuese “Oxford University Press” dhe mund të blihet edhe nëpërmjet porosive online në Amazon.al, ndërkohë që pritet të përkthehet shumë shpejt edhe në shumë gjuhë të tjera./The Washington Post/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë