Politike

‘Të shmanget gjuha e urrejtjes’, ministria e Jashtme notë proteste për Britaninë  

Ministria e Jashtme e Shqipërisë i është drejtuar me një note proteste Britanisë së Madhe, e cila iu dorëzua ambasadorit Alastair King Smith.  Ministria e Jashtme kërkon që të shmanget gjuha e urrejtjes dhe diskriminimit, duke iu referua gjuhës diskriminuese ndaj shqiptarëve nga ana e Ministrit të Shtetit për Imigrimin Robert Jenrick.

Sipas ministrisë se Jashtme kjo retorikë e përsëritur cenon frymën pozitive të bashkëpunimit bilateral të konfirmuar në Deklaratën e Përbashkët mes Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrit Britanik Rishi Sunak

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme kërkon shmangien e kësaj gjuhe urrejtjeje dhe diskriminimi dhe vijimin e dialogut dhe bashkëpunimit konstruktiv për të vënë në jetë angazhimet e ndërmarra së bashku si dy vende demokratike, partnere e aleate në organizmat ndërkombëtare.

Vendet tona janë angazhuar përmes Deklaratës së Përbashkët që të nxisin më tej marrëdhëniet e bashkëpunimit në një game të gjerë fushash me fokus rininë, inovacionin, turizmin, arsimin dhe investimet strategjike të Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e ministrisë


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë