“Ndaloni ndryshimin e klimës. Kufizoni ngrohjen globale. Merrni masa urgjente” është refreni që lëvizja e të Premteve për të Ardhmen ka thënë që nga viti 2018 kur Greta Thunberg ngriti kampin jashtë Parlamentit Suedez.
Si fillim, Greta ishte vetëm, por shumë shpejt asaj iu bashkuan edhe të tjerë. Së bashku, ata krijuan #FridaysForFuture dhe inkurajuan të rinj të tjerë në mbarë botën që t’u bashkohen atyre. Kjo shënoi fillimin e grevës globale për klimën. Një vit më vonë, grevat klimatike u zhvilluan në të gjithë botën duke mbledhur rreth 4 milionë protestues, shumë prej tyre nxënës shkolle, protesta më e madhe klimatike në histori.
Këtë të premte, më 25 mars, shumë aktivistë të rinj të klimës në mbarë botën u kthyen në rrugë për grevën botërore të klimës.






















Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



