27.9% e të rinjve shqiptarë të moshës 15-29 vjeç ishin të pa angazhuar në punë apo shkollë gjatë vitit 2020.
Eurostat e rendit Shqipërinë në këtë matje të pestën pas Turqisë, që ka nivelin më të lartë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Italisë.
Gjatë vitit të kaluar, 1/5 të rinj europianë nuk ishin as në shkollë, as në punë. 17% e totalit të të rinjve, ndërsa në Shqipëri, afërsisht 1 / 4 të rinj nuk punon dhe nuk studion.
Rezultatet e fundit nga Anketa e Forcës së Punës në BE treguan se pas një trendi në rënie në përqindjen e të rinjve që nuk janë as në punë dhe as në shkollë që nga viti 2013, gjatë vitit 2020 pa një kthesë në rritje për shkak të pandemisë Covid-19. Gjatë vitit të shkuar në vendin tonë, 12 mijë të rinj dolën nga marrëdhënia e punës.
Gjatë muajve të parë të vitit 2021, dekurajimi për punë tek të rinjtë shqiptarë vazhdoi në rritje, në total 15% dhe pjesa më e madhe ishin meshkuj. Gratë të të gjitha grupmoshave ishin po ashtu të prekura nga vala e papunësisë gjatë pandemisë.
Në Zyrat e Punës në Shqipëri, në tremujorin e fundit të 2020-s, u regjistruan 5.000 të rinj të moshës 15 deri 29 vjeç.
Guverantori i Bankës së Shqipërisë, z.Gent Sejko në konferencën e fundit për shtyp njoftoi se ndonëse ekonomia po rimëkëmbet, papunësia ende çalon dhe nuk ka kaluar nivelet e pandemisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.