Media Galeri

Të rinj italianë në Shqipëri dhurojnë gjak

Në kuadër të nismës “Aleanca për Dhurimin e Gjakut”, presidenti Meta ishte sot i pranishëm, në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në Laprakë, për të ndjekur nga afër seancën e radhës të dhurimit vullnetar të gjakut të organizuar nga një grup të rinj italianë, që jetojnë në Shqipëri.
Në bashkëbisedim me presidentin Meta, të rinjtë italianë së bashku me dy pastorët, që udhëheqin veprimtarinë e tyre disavjeçare fetare dhe sociale në vendin tonë, nënvizuan dëshirën, që në bashkëpunim edhe me të rinj të tjerë italianë dhe shtetas të huaj, të vazhdojnë të japin ndihmesën e tyre për rritjen e ndërgjegjësimit në vendin tonë për dhurimin e gjakut.
“Mirënjohje të rejave dhe të rinjve nga Italia, që jetojnë në vendin tonë, për solidaritetin e shkëlqyer frymëzues që dëshmuan sot me kauzën fisnike të dhurimit të gjakut, në ndihmë të fëmijëve talasemikë dhe të sëmurëve kronikë shqiptarë, si shprehje nderimi dhe respekti për mikpritjen tonë tradicionale.
Shumë faleminderit për këtë akt human, në këtë periudhë të vështirë pandemie, kur duhet të bëjmë më të mirën për ta mbajtur të qëndrueshëm garantimin e gjakut për të gjithë qytetarët, të cilët kanë nevojë jetike për të. ‘Aleanca për Dhurimin e Gjakut’, si shprehje e dashurisë në veprim për njerëzit në nevojë, nuk do ndalet deri në përmbushje të misionit të saj fisnik e human”, shkruan Meta ne profilin e tij në FB.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë