Mode

Të qepësh rrobat e grisura është akt rebelimi kundrejt industrisë së modës.

Shpesh herë industritë e modës akuzohen se i prodhojnë rrobat me një jetëgjatësi të caktuar që normalisht ne njerëzit nuk e dimë dhe janë pikërisht këto industri që po shkatërrojnë mjedisin.

Kate Sekules është gazetare, një avokate e njohur dhe kryetare e një lëvizje që quhet "Visible Mending"(VM), një lëvizje e krijuar enkas për të sensibilizuar njerëzit që rrobat e tyre mos t'i hedhin por të mundohen t'i rregullojnë vetë.
Ajo thotë se çdokush mund të marrë gjilpërë dhe pe për ta bërë këtë.
"Këto janë gjëra të lehta për t'u bërë duke filluar nga njerëzit që nuk janë shumë të shkathët në këtë fushe apo dhe njerëzit që kurrë nuk kanë qepur." thotë Kate.

Ajo thotë se të gjithë duhet ta shohin si diçka eksperimentale apo diçka që mund ta bësh për tu argëtuar.
"E vetmja mënyrë për të gabuar është të thuash, "nuk mundem" pasi është një zanat, por më modern dhe nuk ka rregulla, mjafton të jesh kreativ." shton Kate.
E mira është se ka mënyra të pafundme për të ekzekutuar një VM dhe kurrë nuk do të ketë një tjetër si tuajin madje dhe ju vetë do të evoluoni dhe nuk do të qepni dy herë të njejtën gjë.
Kate ka shkruar një libër për këtë dhe në kapitujt e parë ka shpjeguar pse i mëshon kaq shumë kësaj çeshtje dhe pse ajo mendon se ka vend për përmirësime.
 Ajo shkruan gjatësisht për industrinë e tanishme të modës dhe sa shkatërruese është duke filluar nga sasitë e mëdha të mbeturinave të tekstilit dhe plastikës në lumenjt e gjithë botës deri në kushtet e tmerrshme në të cilat punojnë punëtorët. Ajo thotë që ka fondacione dhe aktivistë pafund që mundohen të bëjnë sado pak ndryshim në çeshtjet e lartpërmendura por ecin me hapa shumë të ngadaltë meqenëse ne deri tani nuk kemi parë asnjë ndryshim.
Pra, thotë ajo, në vend që të presim për "të mëdhenjtë të venë në veprim idetë e tyre, ne individët mund të ndikojmë në ndryshime të vogla por domethënëse duke marr gjilpërat dhe perin për të rregulluar veshjet që ti veshim më gjatë.
Libri i Kate ofron udhëzime hap pas hapi për të qepur një bluzë apo tuta, apo dhe teknika të ndryshme.  Ajo shpjegon se si të bëjmë një lule në një vrimë, apo si të bësh figura të ndryshme, si të mbulojmë një njollë etj.

Libri i Kate ka thyer rekord shitjesh ku njerëzit shprehen se ai libër i ka bërë të mendojnë se vërtetë mund të bëjnë diçka për mjedisin duke qepur dhe kështu të gjithë njerëzit që bëhen pjesë e kësaj mund të jenë një shuplakë për industritë e modës që "bëjnë hile" në materialet e dobëta që përdorin për rrobat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë