“In treatment”, është një nga serialet më të dashura të HBO (është një rrjet televiziv amerikan me pagesë), edhe pse kurrë nuk ka pasur shumë fat në vlerësime. Nga viti 2008 deri në 2010, për tri sezone, Gabriel Byrne luajti rolin e psikoterapistit Paul Weston. Seriali bazohet në formatin izraelit BeTipul, i cili është përshtatur në shumë vende të botës.
Sezoni i katërt (në Sky nga 27 korriku), prodhuar nga HBO dhjetë vjet pas atij të mëparshëm, është në thelb një përshtatje e mëtejshme: është vendosur në Los Anxhelos, ka pandemi, ka një vëmendje të ndryshme ndaj temave të racës, gjinia, privilegji, pabarazia shoqërore dhe ekziston një protagonist i ri, Dr Brooke Taylor, e luajtur nga aktorja amerikane, Uzo Aduba (natyraliteti me të cilin Aduba bie në personazhe kaq të ndryshëm është i pabesueshëm).
Struktura themelore mbetet e njëjtë: katër episode në javë, tre kushtuar një pacienti të ndryshëm dhe një terapistit. Dr. Taylor ka një stil shumë të ndryshëm nga paraardhësi i saj Paul, ajo është më aktive dhe më e hapur për të zbuluar detaje të jetës së saj private, por konflikti dramatik krijohet në të njëjtën mënyrë.
“In treatment”, është një serial shumë i vështirë për t’u shkruar, sepse çdo episod përbëhet nga dy personazhe në një dhomë dhe veprimi është i gjithë në dialog.
Ideja që mbështet është që të krijohet çdo herë një betejë midis pacientit dhe terapistit, në të cilën i pari përpiqet të manipulojë, sulmojë, shkatërrojë të dytin, i cili duhet të përdorë të gjithë aftësinë e tij për të lëvizur dhe lexuar pacientin më mirë sesa ai di të bëjë… me veten e tij.
Në përgjithësi, mekanizmi akoma funksionon, edhe nëse ingranazhet janë pak më të dukshme, ndoshta sepse ndërkohë përvoja jonë si spektatorë na ka bërë më të vëmendshëm në prapaskenë.
E meta më e madhe, është qendërsia shumë e qartë e karakterit të Brooke. Kjo është gjithashtu pjesë e paketës, terapisti ka qenë gjithmonë protagonisti i vërtetë i çdo versioni të “In treatment”. Por këtu ne e teprojmë, duke e ngarkuar mjekun me trauma dhe histori, ndërsa shpesh pacientët duken vetëm simbole, përfaqësues të një kategorie apo të një brezi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




