Qytetarë janë mbledhur edhe këtë mbrëmje në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas marshimin drejt Kryeministrisë, në ditën e 37-të të protestës.
Protestuesit kanë përsëritur thirrjet për dorëheqjen e qeverisë, ndërsa kërkojnë ndryshime politike dhe plotësimin e kërkesave të tyre.
“Duhet të qëndrojmë të bashkuar”, u shpreh një prej protestuesve teksa fliste në podiumin e improvizuar para Kryeministrisë.
“Nëse rrëshqasim në dhunë dështon misioni i kësaj proteste, e cila kërkon fundin e këtij tranzicioni. Ky tranzicion është një diktaturë oligarkike, është e një oligarkie të ngritur në nivelin e një mafia ndërkombëtare! Dhe koka është vetë qeveria,” deklaroi ajo prerë.
Edhe në ditët e mëparshme protestuesit kanë zhvilluar marshime dhe tubime para institucioneve shtetërore, ku nuk kanë munguar momentet e tensionit me forcat e policisë, bllokimet e përkohshme të rrugëve dhe thirrjet e vazhdueshme për përgjegjësi politike nga qeveria.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje