Qelizat imune T, të cilat mendohen se sulmojnë Covid-19, ka të ngjarë të jenë të pranishëm në shumicën e të rriturve gjashtë muaj pasi ata janë infektuar dhe nëse kanë kaluar me vështirësi simptomat e Covid-19. Studimi, i ri i udhëhequr nga konsorciumi imunologjik i koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar, vlerësoi 100 punonjës të kujdesit shëndetësor jo të shtruar në spital në mars dhe prill pasi zbuluan përgjigjet e antitrupave në to. Rezultatet e studimit janë mirëpritur nga ekspertët sepse më herët është treguar se niveli i antitrupave bie pak muaj pasi pacientët janë infektuar.
Të dhënat e lëshuara nga një kampion prej 100,000 personash në gusht treguan se rreth 6% e popullsisë së Anglisë kishin antitrupa të prodhuara si një përgjigje ndaj infeksionit, por nivelet e antitrupave ranë pas një muaji. Ndëkokohë, të dhënat tregojnë se të njëjtët pacientë ishin gjurmuar për gjashtë muaj rresht dhe zbuluan se cdo persona kishte ende nivele të larta të qelizave T madje nivelet ishin 50% më të larta tek njerëzit që kishin provuar simptoma në kohën e infektimit. Kjo mund të nënkuptojë se personat që janë infektuar një herë kanë krijuar disi një mbrojtje ndaj infekionit, e personat asimptomatike janë në gjendje ta kontrollojnë virusin me nivele edhe më të ulëta të qelizave T.
Paul Moss, profesor në Universitetin e Birmingham, u shpreh se një grup më i madh pacientësh do të gjurmohet për një periudhë më të gjatë kohe për të kuptuar më mirë imunitetin qelizor, duke pasur parasysh që qelizat T mund të mbijetojnë për periudha të gjata. Autorët gjithashtu panë që nivelet e qelizave T ishin të ndërlidhura fort me nivelin përgjigjeve të antitrupave. Sipas tyre përgjigjet imune qelizore, madje mund të ndihmojnë edhe për të mbrojtur rënien e antitrupave me kalimin e kohës. Në përgjithësi, rezultatet ofrojnë prova se imuniteti i qelizave T mund të zgjasë më shumë se antitrupat, por nëse këto qeliza të qëndrueshme T ofrojnë mbrojtje kundër ri-infektimit, kjo gjë mbetet ende e paqartë.

“Unë mendoj se këto të dhëna janë qetësuese, madje edhe inkurajuese, por nuk do të thotë që njerëzit nuk mund të infektohen përsëri. Tani kemi nevojë për studime në shkallë të gjerë të popullsisë për të treguar se si antitrupat dhe profilet qelizorë veprojnë së bashku për të mbrojtur njerëzit me kalimin e kohës,” shpjegon Moss.
Sipas autorit Shamez Ladhani, një epidemiolog konsulent për Shëndetin Publik Angli, ajo cfarë do të ishte idealë, është testimi për qelizat B dhe qelizat T në komunitet. Kjo zgjidhje do të ofronte një ide përfundimtare se si do të reagonte trupi ndaj antitrupave, ose nëse do të kishte njerëz që ishin të mbrojtura nga imuniteti qelizor.
Paul Morgan, një profesor në universitetin e Cardiff, i cili nuk ishte i përfshirë në studim, tha se studimi është optimist për sa i përket imunitetit të tufës. Sipas tij kjo është dicka e mirë edhe për infeksione të tjera.
Burimi:The Guardian. Përktheu:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje