Duke qenë mbipeshë ose në të kundërt të dobët, rritet rreziku i shumë sëmundjeve vdekjeprurëse, duke shkurtuar jetëgjatësinë prej katër vjetësh. Për të përcaktuar sasinë e hendekut midis atyre me indeksin e zakonshëm të trupit (Bmi), në përgjithësi midis 21 dhe 25 dhe atyre që janë jashtë këtij rangu, është bërë një studim i koordinuar nga London School of Hygiene dhe i publikuar nga “Lancet Diabetes and Endocrinology”.
Hulumtimi përfshiu mbi 3.6 milionë njerëz në Britani të Madhe, ku janë studiuar të dhënat mjekësore elektronike të hartuara nga mjekët e kujdesit parësor, duke marrë parasysh edhe faktorë të tjerë potencialisht të rrezikshëm, siç janë duhanpirja ose kushtet e mëparshme.
Për njerëzit e shëndoshë, dmth me një indeks të llogaritur prej më shumë se 30, pritëshmëria për të jetuar ishte më pak se 4.2 vjet për burrat dhe 3.5 për gratë, veçanërisht për kanceret dhe sëmundjet kardiovaskulare, por gjithashtu për shumë të tjerë sëmundje potencialisht fatale, nga frymëmarrja te diabeti. Për ata nën peshë, reduktimi ishte 4.3 vite për burrat dhe 4.5 për gratë, për shkak të një numri të ndryshme të patologjive, nga Alzheimeri te vetëvrasja.
"Kjo lidhje, megjithatë, - thonë autorët, - mund të jetë rezultat i faktit se humbja e peshës është një simptomë e shumë sëmundjeve".
Rreziku, thekson studimi, rritet me rritjen e peshës. Për sëmundjet kardiovaskulare, për shembull, probabiliteti më i ulët i vdekjes është me një Bmi prej 25 dhe rritet me 29% për çdo pesë pikë rritjeje. Sa i përket rrezikut të kancerit, nga ana tjetër, indeksi i masës trupore në të cilën është minimumi 21, me një rritje të rrezikut prej 13% për çdo 5 pikë rritjeje.
"Indeksi i masës trupore është një nga treguesit kryesorë të shëndetit, - komenton Krishnan Bhaskaran, autori kryesor. - Ne e dimë se kjo është e lidhur me rrezikun e vdekjes në përgjithësi, por nuk ka pasur shumë kërkime mbi lidhjen me shkaqe të veçanta. Tani e kemi mbushur boshllëkun, duke ndihmuar studiuesit, pacientët dhe mjekët që të kuptojnë më mirë se si nën pesha, ashtu edhe mbipesha, mund të shoqërohet me probleme si kanceri, sëmundja e frymëmarrjes ose e mëlçisë".
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.