Media Galeri

Të peshkosh në varkë me një ari

Fotot e një vajze që peshkon në varkë bashkë me “shokun e ngushtë” të saj, një ari të murrmë, kanë bërë xhiron e rrjetit.
Ariu në fjalë, i quajtur Archie, është shpëtuar nga rusja Veronika Dichka nga një park për safari dy vite më parë, dhe që prej asaj kohe, ajo e mban ariun jo vetëm si kafshë shtëpiake, por shumë më tepër se kaq.
Të dy jetojnë në vendlindjen e saj në Novosibirsk, në jug të Siberisë, ku edhe kanë shkrepur fotot e veçanta.
Veronika madje nuk ngurron as ta përqafojë mikun e saj, të cilin e konsideron edhe pjesë të familjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë