Drejtësia

Të përfituara nga trafiku i drogës, Saimir Taullaut i sekuestrohen 6 pasuri të tjera në Lushnjë e Tiranë

Gazeta Si – Prokuroria e Fierit ka vendosur sekuestro për 6 pasuri të tjera ndaj shtetasit Saimir Taullau, rival i bandës së Aldo Bares, i dyshuar për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike, si dhe lidhjeve të tij familjare.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka regjistruar dhe po kryen hetime për procedimin pasuror penal nr.1, viti 2024, që bën fjalë për pasuritë në zotërim të shtetasit S.T, si dhe të afërmve të tij dhe personat fizikë, konkretisht shtetasve A.T., F. T, M.T., E.T., V.T. dhe K.T, për të cilët ka të dhëna të mjaftueshme se pasuritë e tyre zotërohen në mënyrë të tërthortë nga shtetasi S.T.

Dyshohet se këto pasuri e kanë prejardhjen nga veprimtaria kriminale e shtetasit S.T., konkretisht nga veprat penale.

Në vijim të hetimit të këtij procedimi pasuror, mbi bazën e ankimit të prokurorit, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin nr.1918, rregj.themeltar, datë 21.05.2024, ka vendosur masën parandaluese me karakter pasuror, të sekuestrimit edhe për 6 (gjashtë) pasuri të tjera në emër të shtetasve A.T. e V.T., si më poshtë:

Pasuria nr. 1/527, ZK 8572, vol. 25, fq. 96, ndodhur në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnje, e llojit “truall”;

Pasuria nr. 104/44, ZK 3268, vol 2, fq, 182, ndodhur në Savër, Lushnje, e llojit “arë”, me sipërfaqe 15,323 m2;

Pasuria nr. 857/28, ZK 2087, vol. 8, fq. 193, ndodhur në Karbunarë e Poshtme, Lushnje, lloji “arë”;

Pasuria nr. 151/2+1-10, ZK 3266, ndodhur në Sauk, Tiranë, lloji “apartament”, me sipërfaqe 128 m2;

Pasuria nr. 102/22-16, ZK 3266, ndodhur në Sauk, Tiranë, lloji apartament me sipërfaqe 96.17 m2; dhe

Pasuria nr. 104/81+2-21, ZK 3266, ndodhur në Sauk, Tiranë, lloji “apartament”, me sipërfaqe 105.57 m2.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë