Drejtësia

Dyshohet se rrjedhin nga burime kriminale, sekuestrohen pronat e biznesmenit Saimir Taullau, rival i bandës së Aldo Bares

Gazeta Si - Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e biznesmenit nga Lushnja Saimir Taullau dhe të afërmve të tij, të cilët menaxhonin këto prona fiktivisht, pasi zotëroheshin në mënyrë të tërthortë nga ai.

Në Lushnjë, familja Taullau njihet si rivale e bandës së Aldo Bares, ndërsa Saimir Taullau i shpëtoi një atentati mbrëmjen e 24 nëntorit të vitit 2018, pasi dy persona të maskuar qëlluan me breshëri drejt lokalit, tek rrethrrotullimi i Plugut.

Ndër të tjera bëhet fjalë dhe për 2 pika karburanti një në lagjen “18 Tetori”, lagjen “Loni Dhamo' të Lushnjës.

Saimir Taullau

Pasuritë e seskuestruara

Pasuria nr.4/1, ZK. 8572, lloji “truall”, me përshkrimin “Godinë ekonomike 2 kate, karburant dhe ambiente shërbimi”, ndodhur në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, në bashkëpronësi të shtetasve F.T, M.T, E.T dhe K. T;

Pasuria nr.4/2, ZK. 8572, vol. 24, fq. 197, e llojit “truall”, e ndodhur në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë. Objekti i ndërtuar plotësisht në të me vlerë 9.724.582 Lekë, në bashkëpronësi të shtetasve F.T, M.T., E. T.dhe K. T;

Pasuria nr. 3/1, ZK. 8572, me sipërfaqe totale ndërtimi 306 m2 me përshkrimin “Godinë ekonomike 1 kt + bodrum”, ndodhur në Plug, Lushnjë, në emër të shtetases R. T.

Pasuria nr. 1/450, ZK. 8572 e llojit “truall”, me përshkrim të veçantë, shtuar “njësi shërbimi 3 kate + rikonstruksion karburanti ekzistues + pikë gazi. Ndërtim i murit rrethues e ndodhur në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, në bashkëpronësi të shtetasve M.T, E.T dhe K.T.         


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë