Shendet

Të përdoret apo mos të përdoret Klorokina, ilaçi anti-malarie?

Ka pasur një rritje globale të kërkesës për ilaçe që zakonisht përdoren kundër malaries për të trajtuar koronavirusin, pasi qeveritë kërkojnë urgjentisht trajtime për sëmundjen e re.
Klorokina dhe një derivat i lidhur si hidroksilklorina, kanë tërhequr vëmendjen e të gjithave, përveç Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) duke thënë se nuk ka prova përfundimtare që ato funksionojnë.
Pra, cila është prova aktuale e efektivitetit të tyre si një trajtim për koronavirusin dhe kush po i përdor ato?
Çfarë dimë për këto ilaçe?
Presidenti Trump është referuar shpesh për hidroksilklorinës në konferencat e tij të fundit. Gjithashtu edhe Presidenti Brazilian Jair Bolsonaro ka thënë se hidroksilklorina funksionon për kurimin.
Tabletat e medikamenteve që përmbajnë klorokinë janë përdorur prej kohësh në trajtimin e malaries për të trajtuar ethet dhe inflamacionin dhe ka shpresa ato gjithashtu mund të pengojnë virusin. Por pavarësisht këtyre deklaratave dhe çfarë dihet, ekspertët thonë se nuk ka prova të mjaftueshme për momentin nga gjykimet aktuale për përdorimin e tyre efektiv në trajtimin e pacientëve me Covid-19.
"Ne kemi nevojë për prova më të mëdha, me cilësi të lartë, të rastësishme klinike, në mënyrë që të vlerësojmë më mirë efektivitetin e tyre, pasi ekzistojnë efekte anësore serioze, përfshirë dëmtimin e veshkave dhe të mëlçisë," thotë Kome Gbinigie nga universitetit të Oksfordit, autor i një raporti mbi testimet anti-malariale për Covid-19.

Cilat vende kanë autorizuar përdorimin e tyre?
Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA (FDA), organi përgjegjës për licencimin e ilaçeve në Amerikë, ka dhënë autorizim për përdorimi urgjent për këto barna në trajtimin e Covid-19, për një numër të kufizuar pacientësh në spital. Kjo nuk do të thotë që FDA po i aprovon ato përfundimisht. Por kjo do të thotë që në rrethana specifike, spitalet mund të kërkojnë dhe përdorin ilaçet nga rezervat e qeverisë për t'u përdorur në trajtimin Covid-19. Qeveria amerikane ka thënë se 30 milion doza hidroksilklorine janë dhuruar në stokun kombëtar nga një kompani farmaceutike gjermane.
Gjithashtu Franca, ka autorizuar mjekët që të përdorin këto medikamente edhe pse i kanë të qarta efektet anësore të tyre. Ministria e shëndetësisë në Indi ka rekomanduar përdorimin e hidroksilklorinës si një trajtim parandalues për punonjësit e kujdesit shëndetësor, si dhe familjet në kontakt me raste të konfirmuara nëse ata kanë një recetë nga mjeku o familjes. Disa vende të Lindjes së Mesme kanë autorizuar përdorimin e tij dhe po kryejnë studime për efikasitetin e tyre. Kjo përfshin Bahreinin,i cili pretendon se ishte një nga vendet e para që përdori hidroksiklorurinë në pacientët me koronavirus.
A ka mjaftueshëm Klorokinë në dispozicion?
Ndërsa interesi për këto ilaçe është rritur si një trajtim i mundshëm për Covid-19, shumë vende kanë parë kërkesë dhe mungesë të lartë. Klorokina dhe derivatet e saj kanë qenë prej kohësh në dispozicion gjerësisht nëpër farmaci, veçanërisht në vendet në zhvillim për trajtimin e malaries. Ekspertët prej kohësh kanë theksuar se efikasiteti i tyre ka rënë kundër malaries, pasi sëmundja është bërë gjithnjë e më shumë rezistente.
Ndërkohë, Jordania ka ndaluar shitjen e hidroksiloklorinës në farmaci për të parandaluar grumbullimin e stokut. Në mënyrë të ngjashme, Ministria e Shëndetit të Kuvajtit vendosi të tërheqë të gjitha ilaçet që përmbajnë Klorokinë nga farmacitë private dhe t'i kufizojnë ato në spitale dhe qendra shëndetësore. Gjithashtu, edhe India është një prodhues i madh i këtyre ilaçeve anti-malariale dhe ka vendosur ndalimin e eksporteve./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë