Një burrë ka shpenzuar më shumë se 20 000 euro për të krijuar një kostum që e bën të duket si një ujk i vërtetë. Japonezi pagoi kompaninë Zeppet për të krijuar kostumin real, për të cilin iu desh 50 ditë për ta përfunduar.
“Nga dashuria e madhe që kam për kafshët, doja të bëhesha një i tillë një ditë. Kur e vesha kostumin për herë të parë, u mahnita. Ëndrra ime u bë realitet”, thotë burri që nuk ka pranuar të identifikohet.



Kompania japoneze Zeppet është e njohur për krijim kostumesh që përdoren në televizion apo nëpër filma.
Vitin e kaluar, një tjetër japonez vendosi të shpenzonte rreth 15 000 euro në një kostum qeni.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




