Ngjarje

Të ndalohen faqet e gjenealogjisë! Mund të zbulojnë donatorët e spermës

Faqet e internetit që mundësojnë gjetjen e prejardhjes, duhet të ndalohen sepse mendohet që donatorët e shumtë të spermës mund të kontaktohen nga fëmijët, kundër vullnetit të tyre.
Shumë burra në Britani kanë dhuruar spermatozoidet në mënyrë anonime, që prej vitit 2005 dhe tani rrezikohen të zbulohet identiteti i tyre, për shkak se persona të ndryshëm kërkojnë rrënjët e familjes.
Sipas Guido Pennings, një biolog nga universiteti Ghent në Belgjike, kjo gjë përbën shkelje të privatësisë së donatorëve, edhe pse disa prej tyre kanë qenë të gatshëm të takohen me fëmijët.
“Kjo është gjë tepër e gabuar sepse donatorëve i është premtuar anonimiteti dhe tashmë ata janë të detyruar të bëjnë diçka që nuk duan. Njerëzit të cilët përdorin bazat e të dhënave të paraardhësve, për të gjetur një dhurues tregojnë mungesë mirënjohjeje,” shprehet ai.

Guido Pennings

Edhe pse përdorimi i testimit të ADN-së po bëhet më popullor, të dhënat në studimin e profesor Pennings kanë treguar se njerëzit përdorin më shumë faqet gjenealogjike në internet, për të gjetur të afërmit e tyre biologjik.
Pennings tregoi shqetësimet e tij, pasi këto faqe janë shtuar shumë kohët e fundit. Ai shprehet se donatorë të spermës ka në të gjithë botë, kështu që këto faqe duhet të mbyllen në mënyrë që të mos shkatërrojnë jetën shumë prej tyre.
Ndër të tjera, ai shtoi që nuk ka asnjë ligj që mund të mbrojë të drejtën e privatësisë së tyre dhe të ndëshkojë programuesit e faqeve.
“Burrat që kanë duruar spermën e tyre në të kaluarën, tani mund të jetojnë shumë të lumtur me fëmijët dhe bashkëshortet e tyre, ndërkohë që një njeri i panjohur kurioz mund t’i shkatërroj ata,” shprehet Pennings.
Komentet profesorit u diskutuan shumë nga ekspertët këtyre faqeve dhe Debbie Kennet, një gjenerolog nga universiteti i Kolegjit në Londër u shpreh se, hulumtimi i Pennings ishte i gabuar dhe nuk ka asnjë të drejtë të gjykojë punën e të tjerëve. /DailyMail/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë