Ngjarje

Të mërkurën reshje intensive / Mbrojtja Civile apel për kujdes (qarqet më të rrezikuara)

Nga Gazeta Si- I gjithë territori i vendit duke filluar nga kjo e martë do të preket nga reshjet e shiut por nga e mërkura priten që reshjet e shiut të intensifikohen dhe kjo mund të sjellë pasoja në disa qarqe të vendit.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtës Civile ka treguar qarqet të cilat do jenë më të rrezikuara nga reshjet intensive të shiut, të cilat do të shoqërohen dhe me shkarkesa elektrike.

Sipas Agjencisë, nga reshjet e dendura priten prurje intensive e lumenjve dhe për pasojë mund të ketë dhe vërshime.

Gjatë ditës së nesërme parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në pjesën më të madhe të territorit prej orëve të mesnatës. Por, në orët e para të ditës parashikohen reshje shiu në formën e rrebeshe të shpejta dhe stuhi të herëpashershme me shkarkesa, të cilat në intervale të shkurtra kohore shfaqen problematika në Veriperëndim si dhe pjesërisht përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe vijës bregdetare.

Në qarqet priten reshje intensive.

Në qarqet Elbasan dhe Vlorë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive.

Reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar priten në qarqet e tjera.

Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

“Në këtë kohë, bashkitë të mobilizojnë strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile, si dhe institucioneve që kanë në administrim hidrovoret, rezervuarët, infrastrukturën rrugore, furnizimin me energji elektrike, furnizimin me ujë, monitorimin e nivelit të lumenjve dhe çdo strukturë tjetër që është në funksion të menaxhimit të emergjencave civile”, thuhet në njoftimin e Agjencisë së mbrojtjes Civile.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë