Moti

Të mërkurën është më nxehtë

Gadishulli Ballkanik që prej fillimit të javës është nën presionin e rrymave të nxehta ajrore nga Afrika dhe do të ketë temperatura të larta. Të mërkurën pritet që të ketë vranësira të pakta në Jug-lindje. Era do të jetë me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

Në bregdet: 23-35 gradë celsius.

Në vendet e ulëta: 24- 42 gradë celsius.

Në vendet malore: 18-34 gradë celsius.

Të dhënat meteorologjike tregojnë se pritet nivel “i lartë” rreziku në qarqet Fier, Vlorë dhe Gjirokastër ndërsa niveli “i moderuar” rreziku në qarqet e tjerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë