Media Galeri

Të mbrosh botën duke mbledhur bishta cigaresh në plazh

Julian Melcer është një 26-vjeçar nga Izraeli i cili çdo ditë del në bregdet me qese të mëdha plastike në dorë dhe mbledh filtra cigareje si dhe shet qese të vogla që ai i quan “tavëll xhepi”.

“Unë jam këtu për të mbrojtur botën”, thotë ai. Sipas tij, kjo është gjithashtu një mënyrë jetese, duke fituar rreth 3000 deri në 4000 dollarë në muaj gjatë verës nga shitja e qeseve, 6 dollarë secila.

Ai ka tre vite që i mbledh filtrat dhe gjen një mënyrë për të krijuar vepra arti me to si dhe shumë prej atyre që mbledh i dërgon në organizatën “NoButts” në Irlandë.

Në faqen e saj të internetit, NoButts thotë se filtrat e cigareve janë “plastika më toksike me një përdorim në planet”. Vlerëson se rreth gjashtë trilion bishta janë në tokë në të gjithë botën çdo vit.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse cigaret dëmtojnë natyrën, ato dëmtojnë plazhin dhe unë e dua plazhin, është shtëpia ime”, tha Melcer për fushatën e tij.\Reuter\


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë