Shendet

Të mbijetuarit nga kanceri i gjirit rrezikohen më shumë të vdesin nga zemra, Alzheimer dhe infeksionet

Gratë që trajtohen nga kanceri i gjirit, kanë më shumë gjasa të preken më pas nga sëmundjet e zemrës, infeksionet dhe sëmundjet të tjera kronike.
Një studim i fundit i botuar në revistën “European Heart” në të cilin ishin pjesmarrës 3 milionë pacientë që ishin trajtuar për kancer gjiri, zbuloi se këta persona janë më të rrezikuar nga sëmundjet e tjera. Studiuesit vunë re se faktor të tjerë shumë të rëndësishëm për rrezikimin e sëmundjeve, ishin mosha, trajtimi që kanë marrë gjatë sëmundjes dhe historitë gjenetike familjare.
Shumica e pacientëve të prekur nga sëmundje të tjera pas trajtimit ishim më të vjetër se 50 vjeç, me ngjyrë të bardhë, të martuar dhe kishin pasur kancer lokal të gjirit.
Rreth 183,000 paciente, vdiqën gjatë periudhës së studimit (2000-2015), ndërkohë që mosha mesatare e vdekjes ishte 73 vjeç dhe vdekjet më të zakonshme ndodhën si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare dhe hemorragjitë në tru.

Studimi tregon se pacientët gjithashtu mund të jenë të rrezikuar edhe nga septikemia (një gjendje kërcënuese për jetën që ndodh kur përgjigja e trupit ndaj infeksionit shkakton dëmtim të indeve dhe organeve të tjera në trup), sëmundjet infektive dhe sëmundjet parazitare dhe sëmundja e mëlçisë. Gjithashtu, një tjetër fakt fatkeq që vunë re ekspertët ishte se një numër i konsiderueshëm pacientësh kishin vdekur edhe nga vetëvrasja, në moment që ishin diagnostikuar me kancer.
“Duke marrë parasysh këto të dhëna, kimioterapia duket se ka efekte anësore në të gjithë trupin, kështu që duhet të gjenden mënyra të reja të pa dëmshme për të trajtuar pacientët,” tha Jessica Scott nga Qendra e Kancerit “Memorial Sloan Kettering në Nju Jork.
Sipas Insitutit Kombëtar të Kancerit në SHBA, sëmundja e kancerit të gjirit është një ndër sëmundjet më të shpeshta kudo në botë.
"Sëmundjet jo-kanceroze, të tilla si sëmundjet e zemrës, kanë kontribuar në një numër të konsiderueshëm të vdekjeve të pacientëve me kancer të gjirit,” shton Scott. /Daily Mail/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë