Analize

Të mbash apo të mos mbash maskë, dilema e re pas vaksinimit

Kur David Díaz shkoi  për vrap herën e fundit ai mori me vete një maskë, e cila ishte bërë partnere gjatë vrapit për të. Díaz, 29 vjeç, e dinte se nuk kishte pse ta merrte. Ai është plotësisht i vaksinuar dhe udhëzimet e fundit të qendrave të kujdesit shëndetësor(CDC) thonë se vrapi në natyrë është i sigurt. Në fillim, ai mbante maskën në qafë, kur vraponte por më pas kur shihte njerëzit e tjerë që enin me maska filloi të pyeste veten nëse po mendonte vetëm për vete e nuk po shqetësohej për të tjerët? " Arrini ta bëni dallimin se në cilën pikë po bëni më shumë dëm sesa mirë dhe po lini frikën të sundojë jetën tuaj? Për mua është ende e vështirë na di,"tha Díaz, një konsulent i analizës së të dhënave në një kompani amerikane. Disa njerëz nuk i mbajtën kurrë maskat e fytyrës, por shumë njerëz të tjerë i konsideruan ato të rëndësishme edhe pse ishin të vaksinuar plotësisht.  Tani, pas disa muajsh që ka nisur vaksinimi CDC shpjegon se njerëzit mund të mblidhen së bashku nëse janë të vaksinuar dhe mbajnë maska "Pavarësisht se njerëzit mund të jenë duke ecur vetëm ata mbajnë maskë dhe kjo është kthyer në një edukim për njerëzit, pavarësisht se janë të vaksinuar plotësisht", tha Zow McLaren, një profesor në Universitetin e Maryland në Baltimore County i cili studion politikat për të luftuar sëmundjet infektive.

James Clark, nënkryetar i sigurisë publike në Lidhjen Urbane të Metropolitanëve St. Louis, tha se njerëzit në zonat veriore të St. Louis ku ai punon fillimisht i rezistuan maskave, pastaj ato u bënë modë. Por tani Clark shqetësohet se njerëzit po keqinterpretojnë udhëzimet për CDC. "Unë mendoj se CDC duhet të kishte qenë shumë më i qartë në mesazhet e tyre, sepse unë shoh njerëz që tani hyjnë në stacionet e karburantit pa maskë dhe kur arkëtari i pompës të karburantit thotë:" Ju nuk mund të hyni pa maskë ",personi i  thotë: 'Epo, mendova se nuk duhej të mbanim më maska?' ",shtoi ai. Sipas Faisal Khan, drejtor i Departamentit të Shëndetit Publik të Qarkut St, ky konfuzion është i zakonshëm. Sidoqoftë,  kjo mund të shihet si një fazë e vështirë. Në mes të vlerësimit të rrezikut të koronavirusit të mbash apo të mos mbash maskë nuk është domosdoshmërisht një pyetje e thjeshtë. Nate Whitehill imunologe në Kolegjin Universitar Shtetëror në ShBA mbeti e befasuar  kur pa një grup studentësh kolegji duke kaluar pa maska në rrugë. "Është e vështirë të thuash kur do vijë koha kur njerëzit të dalin jashtë pa maska dhe të moa shqetësohen për Covid-19,"  tha Whitehill. Por ajo nuk është e vetmja me këtë mendim. Samantha Wong trefon se në ditën e saj të pushimit hëngri pasta me një mik në një tryezë jashtë. Wong, është me profesion fotografe portretesh 24-vjeç dhe e ka bërë dozën e parë të vaksinës. Ajo tregoi se është konfuze për mbajtjen e maskës në ambiente të jashtme, por që do ta mbante atë edhe kur të bënte dozën e dytë të vaksinës.  Kathleen Vandenberg,  një pedagog i vjetër e shkencave shoqërore shpjegon se dyzimi është pjesë e sjelljes shoqërore.  "Gjatë gjithë kohës, na është thënë të ‘ndjekim shkencën. Dhe shkenca thotë se rreziku i transmetimit jashtë është i ulët, veçanërisht nëse jeni vaksinuar dhe mbani distancë, por njerëzit tashmë lexojnë më shumë mbi virusin dhe qëndrimet e ndryshme shkencore i bëjnë ata konfuzë”,përfundon Vandenberg.

Burimi:The Washington Post/Përshtati:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë