Moti

Të martën, temperaturat deri -13°C

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga rryma ajri të ftotha artike, të cilat po kushtëzojnë edhe klimën në territorin e Shqipërisë duke mbajtur mot të kthjellët me ngrica dhe temperatura të ulëta.

E Hënë, 24 janar 2022

Moti është me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare. Ngrica dhe akulli janë prezente. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi është i forcës 5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat janë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       -11/1°C
Zona e ulët          -6/7°C
Zona bregdetare  -1/8°C

Kosova, e hënë dt 24 janar 2022

Moti është me vranësira dhe reshje bore. Era fryn me drejtim Veri-Lindje 8m/sek. Temperaturat luhaten në ekstremet e tyre -9°C në mëngjes ndërsa në mesditë kanë arritur vlerën nga -5 deri në -2°C.

E Martë, 25 Janar 2022

Moti do të jetë pa ndryshime, do të vijojë me diell , ngrica me akull në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 -5 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë të ulëta.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       -13/-1°C
Zona e ulët          -8/6°C
Zona bregdetare  -2/7°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë