Ngjarje

Të martën asnjë i infektuar- A u çlirua Tirana nga Koronavirusi?

Pacienti zero , i shpallur zyrtarisht, jetonte në Tiranë.  I riu 38 vjecar kishte qenë në Itali në Firence bashkë më familjen e tij, duke përjashtuar të atin dhe pas 10 ditësh qëndrimi kthehet në Shqipëri. Familja e tij kthehet nëpërmjet rrugës ajrore, ndërsa vetë pacienti zero kthehet në rrugën tokësore. Gjithë lcvizjen që ka bërë nga Firenze deri në ardhjen në Tiranë, që  ka qenë rreth datës 26 ora 3 e mëngjesit. Pastaj ka vazhduar jetën e përditshme deri në datën 6, kur i ati iu tregon mjekëve se i biri kishte shenjat se mund të ishte prekur nga COVID-19. Mjeku që e konstatoi i pari Rexhep Muja do të tregonte  në media se tamponi ju bë në datë 6 mars ku rezultoi pozitiv edhe i ati. Një ditë më pas konfirmohet zyrtarisht se  Shqipëria ishte prekur nga virusi.   Më pas në datë 10 mars mbyllen shkollat dhe kryeqyteti e gjithë Shqipëria hyjnë në karantinë.

Që prej  asaj ditë në kryqytet virusi ka infektuar 253 qytetarë, ose gati sa 1/3 e  të infketuarave në gjithë vendin. Grafiku i të dhënave tregon se  numri mesatar i të infektuarave sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë nuk i ka kalur 10 veta.

Numri më i lartë i të infektuarve në një ditë ka qenë 19 vetë, por asnjëherë më i lartë. Ishte  data 26 mars ose afërisht 14 ditë pasi Covid-19 mbaron periudhën e inkubimit.

Megjithëse trendi i përhapjes së infesionit nga Covid -19 në Shqipëri ka qenë gati  i njëjtë me Italinë, numri i të prekurve në kryeqytetin e shqiptarëve ku jetojnë më shumë se ¼ e  popullësisë së vendit rezulton i ulët. Të paktën zyrtarisht këto janë shifrat ndonëse opozita pretendon se  shifra nuk është e saktë për shkak  të testeve të kufizuar në numër.  

Megjithatë të martën date 21 prill Tirana shënoi rekord: asnjë të  prekur shtesë nga COVID-19. Ky ështënjë lajm i shumë pritur.

Por a mund të  ndodh që shifra Zero të infektuar të përsëritet me kënaqësi edhe ditët në vijim? Mjeku infeksionist  Pëllumb Pipero, i cli ka qenë në komunikime të shpeshta me publikun që kur  u shfaq pacenti zero,  i tha Gazetës “Si” se “duhet së paku një muaj për të thënë se jemi çliruar nga virusi”.

Që diçka e tillë  të ndodhte çuditërisht ishte e parashikuar edhe statistikisht. Modelet e ngritura sugjeronin pikërisht 10 ditëshin e fundit të prillit të uljes së numrit të të infektuarve. Gazeta “Si” ndërtoi një korelacion për të parë ritmin e rritjes së të infekturave në Shqipëri , duke e krahasur më të dhënat e  Italisë dhe pikërisht këto të dhëna sugjeruan datën 21 prill si një ditë e veçantë, megjithëse nuk pritje zero të infektuar.

“Është një lajm shumë i mirë dhe po ndodh ajo që shumë nga ne e kanë thënë  e menduar. Parashikime nuk bëhen, por unë mendoj se tani e tutje rastet do të jenë sporadike,” i tha Gazetës “Si “, mjeku Pipero.

Tre ditët e fundit Ministria e Shëndetësisë  raportoi përkatësht të dielën (datë 19 prill) 5 persona të prekur në Tiranë, ditën e djeshme vetëm dy të infektuar. Të martën Asnjë. Ky është një lajm mjaft i rëndësishëm që ndodh pikërisht ditën e parë që qeveria vendosi të lehtësojë më shumë aktivitetet e bizneseve.

Për ditët në vijim askush nuk mund të parashikoj dot, sepse koha tregoi se virusi ka shpërthyer në zona aty ku nuk prtje qoftë edhe nga një pakujdesi, por me siguri durimi dhe sjellja qytetare do të na e kthejnë shpërblimin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë