Mode

Të kthesh paketimet e produkteve në çanta

Chiara Rivituso dhe Matteo Bastiani janë një çift nga Italia të cilët kanë gjetur një mënyrë gjeniale për të kthyer paketimet e produkteve të ndryshme në çanta të cilat i postojnë në instagram ku tashmë kanë rreth 11.300 ndjekës.

Rivituso dhe Bastiani kthejnë paketimet nga Amazon, McDonalds dhe emra të tjerë të njohur në çanta të modeluara sipas markave luksoze si Prada dhe Dior.

E gjitha filloi disa vjet më parë "si një dëshirë për të kontribuar sadopak në një mjedis të pastër.” Çanta e tyre e parë ishte Balenciaga e bërë nga një mbështjellëse e Tesco gjë që e bënë të shtyrë nga kurioziteti dhe më pas menduan “çfarë mund të bëjmë tjetër?”

"Sfida ishte të bësh bashkë diçka të ditës së përditshme ku asnjë nuk i jep rëndësi me diçka nga bota e modës, që e kërkojnë të gjithë.” tregon Bastiani.

Pandemia shënoi një kapitull të ri për projektin e të dyve. Kur covid-19 arriti në Itali, Rivituso dhe Bastiani shikuan se si të bënin diçka nga relativisht asgjë dhe kështu vendosën të përdorin të gjitha materialet që kishin në dispozicion në shtëpi. Në muajin mars, ata bënë një cantë Falabella nga Stella McCartney me paketimin e markës italiane të biskotave, Abbracci që do të thotë "përqafim"

“Ishte një mesazh për të gjithë miqtë tanë dhe njerëzit që i duam në atë moment të frikshëm ku nuk mund të ishim fizikisht afër njëri-tjetrit,” shkruan Rivituso.

Ndërkohë që ne e shohim si diçka argëtuese, ekziston një filozofi më e madhe pas projektit.

"Ne do të dëshironim t'i frymëzonim njerëzit të krijojnë diçka në vend se ti hedhin këto paketime, gjithashtu do të donim që dhe marka të ndryshme ta merrnin në konsideratë këtë ide.” tregon Rivituso.

A janë vetëm për bukuri dhe për tu mbajtur në shtëpi si diçka e veçantë? Jo, këto çanta mund të përdoren si çdo çantë tjetër por lajmi i keq është se ju nuk mund t’i blini ato akoma megjithëse çifti shpresojnë që një ditë të bëjnë një ekspozitë për to dhe pse jo, më vonë të bëjnë çanta në seri ku çdokush të ketë mundësinë ti blejnë. Deri atëherë le të mendojmë se një ditë mund të kemi në dorë një çantë Dior të bërë nga paketimi i një porosie në Amazon.

Burimi:Vogue\Përktheu:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë