Çdo njeri që i do kafshët e di sa mbështetje japin ato. Kafsha shtëpiake e Joseph Henney është një aligator që ai e ka quajtur WallyGator. Ai e merr me vete kudo ku shkon, nga dyqani i lagjes tek shëtitjet në park. Ata përqafohen me njëri-tjetrin dhe flenë në të njëjtin shtrat.
“Kur ai e kthen kokën nga ti, do të thotë se ai pret një puthje”, tha Henney, 69 vjeç.





Të dy shikojnë televizor së bashku në divan dhe kur Henney e çon atë në treg, ai u afrohet njerëzve, të paktën atyre që nuk e kanë frikë.
WallyGator ka ndjekës në TikTok dhe Instagram.
Marrëdhënia e pazakontë e Henney me WallyGator filloi në vitin 2015, kur një mik i telefonoi nga Florida dhe e pyeti nëse mund të merrte disa aligatorë që ishin gjetur në një pellg në Orlando.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




