Mode

Të gjithë kundër Balenciagas për reklamën me fëmijë

Të gjithë janë kundër Balenciagas në internet pasi shfaqi dy vajza të vogla duke mbajtur në duar çanta në formë arushi, të veshura me diçka që duket si veshjet që mbanin skllevërit dikur.

Në një imazh, një vajzë e vogël kishte veshur një bluzë të markës, ndërsa rripin e mbante të lidhur me një arush të bardhë, i cili ishte në një jelek me një rrip të mbyllur rreth qafës.

Blerësit në internet i vunë re reklamat dhe nuk u kursyen, duke i quajtur imazhet “të frikshme”, “të mërzitshme” dhe “të gabuara”.

“Mendova se njerëzit po bënin shaka, por jo. Ndoshta kjo është arsyeja pse Balenciaga u largua nga Twitter. Ata nuk duan të mbajnë përgjegjësi. Po, këta janë fëmijë që mbajnë arushë të veshur me veshje robërie”, tha një përdorues i Twitter-it.

Kompania kërkoi falje dhe tha se po ndërmerr veprime ligjore “kundër palëve përgjegjëse për krijimin e setit dhe përfshirjen e artikujve të pa miratuar për fotosesionin në fjalë”. Balenciaga tani ka hequr reklamat nga të gjitha platformat e saj dhe tha se “çantat e saj prej pelushi nuk duhet të ishin paraqitur me fëmijë në këtë fushatë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë