Mode

Kur Lady Gaga befasoi me stilin e saj në tapetin e kuq

Nëse ka një gjë që Lady Gaga ka treguar gjatë karrierës, përveç fuqisë së zërit të saj të mahnitshëm - është se ajo e di se si t'i kthejnë kokat në çdo dalje në tapetin e kuq .

Para se ajo të godiste më hitin e saj "Just Dance" të vitit 2009, Gaga performonte në klubet e natës të Nju Jorkut, ku edhe u pikas për stilin e saj të veshjes.  Pas lëshimit të albumit të saj debutues me titull "The Fame", popullariteti i këngëtares shpërtheu kur ajo dhe kostumet e saj eklektike vendosën ciklin e lajmeve.

Përveçse për stilin e saj unik, Lady njihet edhe si një ndër artistet e cila ka eksploruar më shumë me ngjyrën e saj të flokëve, ku shpesh herë ajo i ka ikur ngjyrës platin.

Pas disa kohësh pauze me projektet muzikore, ajo është rikthyer me interpretimin e saj në filmin, në filmin e Bradley Cooper, i cili titullohet “A star is born”, “Një yll është lindur”.

Një gjë është e sigurt ndonëse këngëtarja 32 vjeçare nuk  ka qenë pjesë në listën e artisteve të veshura më mirë gjatë shfaqjeve të saj në tapetin e kuq, ajo ka qenë gjithmonë e komentuar sa herë është shfaqur në evente të ndryshme.

Përmes galerisë më poshtë mund të rikujtoni disa nga daljet e 32 vjeçares, për të cilat është komentuar jo pak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë