Ngjarje

Të famshmit që u larguan sëbashku me 2018-ën

Ish-presidentë, shkencëtarët, këngëtarë, aktorë e komedianë. Disa emra që kanë lënë gjurmë në fushat përkatëse u larguan së bashku me 2018, ku duke “respektuar” ciklin e jetës, ku padrejtësisht.

Stephen Hawking – Gjeniu britanik i fizikës, i famshëm për teoritë e tij sfidoi për vite me radhë sëmundjen e tij për t’u shndërruar në një nga mendjet më të ndritura të shkencës së gjeneratës së tij.

“Mbani mend, së pari, shikoni gjithmonë yjet dhe jo tek këmbët tuaja. Së dyti, mos u dorëzoni kurrë. Pa punë, jeta nuk ka as kuptim dhe as qëllim. Së treti, nëse jeni aq me fat sa të gjeni dashurinë, kujtoni se ajo është aty gjithmonë dhe mos e flakni tutje”, ishte këshilla e tij më e vyer për studentët e vet.

Aretha Franklin – “Mbretëresha” e muzikës Soul ishte gjithashtu një ikonë e lëvizjeve për të drejtat e njeriut. Ishte zëri më i veçantë i asaj që njihet si muzika popullore amerikane duke kënduar jazz, gospel, soul e deri tek blues.

“Të këndosh është një dhunti që ta fal natyra dhe unë po përpiqem ta përdor sa më mirë këtë dhunti që ma fali Zoti”, deklaronte ajo.

Stan Lee – Njeriu e komediani që transformoi nga një industri të rëndomtë në një industri miliona dollarëshe filmat me superheronj, me krijimet e tij për Spider Man, Fantastic Four dhe Hulk.

“Fansat më pyesin shpesh se cila është superfuqia më e madhe e personazheve që ai krijon? E them gjithmonë që fuqia më e madhe është fati. Nëse keni fat, gjithçka ecën vaj”, thotë ai.

Dolores O’Riordan – Këngëtarja rebele e “The Cranberries”.

“Ajo që e bëri Doloresin aq popullore ishte ndershmëria dhe sinqeriteti i saj. Në vitet e para ishim një bandë “e turpshme”, sidomos Dolores, aq sa këndonte me shpinë nga publiku. U këndoi temave të përditshmërisë dhe aktualitetit, që njerëzit i ndjenin çdo ditë”, kujton për revistën “Rolling Stone”, kitaristi i “The Cranberries”, Noel Hogan.

Charles Aznavour – Kantautori francez me origjinë armene shiti më shumë se 100 milionë kopje të albumeve të tij në 8 dekada të karrierës. Në total janë 1200 këngë, përfshirë këtu hitin e vitit 1974, “Ajo”.

“Më thonin se kaq i shëmtuar dhe me këtë zë nuk mund të këndoja. Por, Piaf gjithmonë më përsëriste: Ke për të qenë më i madhi”, kujtonte këngëtari francez.

Montserrat Caballe – Sopranoja spanjolle me një repertor të gjerë në muzikën klasike u bë e famshme sidomos me duetin me Freddie Mercury, që u bë kënga hit e Olimpikeve të 1992 në Barcelonë.

“Këndoj me zemër. Çdo burim tjetër i të kënduarit është i pavlerë”, ishte himni i saj.

Tim Bergling, ose Avicii – Muzikanti dhe DJ suedez nga dora e mendja e të cilit dolën një sërë hitesh diskotekash, si “Wake Me Up” e deri tek “Together”, bashkëpunim me Rita Orën.

John McCain – Hero i luftës së Vietnamit që u shndërruar në një prej politikanëve më të njohur në Uashington, duke përfaqësuar Arizonën në Kongres e Senat, Si republikan ngriti reputacionin e rebelimit kundër udhëheqësve të partisë së tij. Në 2008 kandidoi për president, ku humbi përballë Barack Obamas. Kundërshtoi fort disa vendime të Donald Trump, duke u rreshtuar në opozitë kundër tij hera-herës më fort se vetë demokratët.

“Asgjë në jetë nuk ka më shumë vlerë se të luftosh për një kauzë më të madhe se vetvetja, që të përfaqëson ty, por që nuk varet vetëm nga ekzistenca jote”, deklaronte ai.

Presidenti George HW. Bush – Presidenti i 41-të i SHBA. Ishte zëvendësi i Ronald Reagan dhe u bë zëvendësi i parë që zgjidhet President në më shumë se 150 vite. Shërbeu në flotën detare amerikane në Luftën e Dytë Botërore, ngriti një perandori sipërmarrjeje në fushën e naftës dhe përfaqësoi Teksasin në Kongres, ishte ambasador i SHBA në OKB i vendosur nga Richard Nixon dhe drejtor i CIA-s vendosur nga Gerald Ford.

“Fakti që rivalizojmë me njëri-tjetrin nuk na bën doemos armiq. Politika s’ka pse të jetë e vrazhdë dhe joqytetare”, deklaronte ai.

Barbara Bush – Zonjë e Parë dhe gruaja e dytë në historinë e SHBA si bashkëshorte e një Presidenti dhe nënë e një tjetri. Nuk u kënaq asnjëherë me rolin pasiv në jetën politike. Luftoi për drejtësi sociale dhe foli shpesh kundër racizmit.

Kofi Annan – Ish-sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe fitues i Çmimit Nobel për Paqe. Punën e tij e përqendroi në luftën kundër varfërisë, padrejtësisë dhe sëmundjeve. U njoh për qëndrimet e ndershme si ndërmjetësues në nivelet më të larta të diplomacisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë