Një ciklon do të aktivizohet në mesdheun qëndor ku pritet të japë impakt edhe në vendin tonë gjatë ditës së diel duke sjellë reshje bore dhe intesifikim të erës duke krijuar stuhi.
Ditën e shtunë moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 0/10°C
Zona e ulët 0/16°C
Zona bregdetare 7/16°C
E Diel, data 27 Nëntor 2022
Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje bore në verilindje dhe juglindje. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 1/7°C
Zona e ulët 3/14°C
Zona bregdetare 9/13°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




