Qëndra ciklonike po zhvendoset drejt ballkanit jug-lindor duke u zëvëndësuar nga presion i lartë atmosferik ku pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike në vendin tonë.
E Shtunë data 09 Korrik 2022
Moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu në zonat malore. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 0,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 13/19°C
Zona e ulët 15/30°C
Zona bregdetare 19/28°C
Kosova, e Shtunë data 09 Korrik 2022
Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe rreshje . Era do të jetë me drejtim Veri -Perëndim me shpejtësi 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 12°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 17°C -19°C .
E Diel data 10 Korrik 2022
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 12/25°C
Zona e ulët 14/32°C
Zona bregdetare 19/31°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




