Mode

Të bësh çanta e kuleta me lëkurën e peshqve grabitqarë

Një zhytës pa sesi peshqit luanë kanë shkatërruar popullatat e peshqve tropikalë endemikë të Floridës dhe vendosi të ndihmojë në zgjidhjen e problemit.

Aarav Chavda ka vite që zhytet në brigjet e Floridës dhe ai ka vënë re zhdukjen e disa lloje peshqve.

Një arsye e rëndësishme për atë zhdukje është peshku luan, një specie pushtuese që ndodhet në ujërat e Atlantikut nga Florida në Karaibe në dekadat e fundit dhe në shumë vende të tjera nga Brazili dhe Meksika deri në Mesdhe.

Peshqit luan kanë zhdukur rreth 79% të jetës së re detare.

“Ne e dimë se ka zgjidhje për disa nga problemet të tilla por askush nuk ka qenë në gjendje të bëjë asgjë për peshkun luan”, thotë Chavda.

Kështu Chavda me ekipin e tij vendosën të veprojnë duke e kthyer situatën në favor të tyre.

Aarav Chavda

Ai dhe shoku i tij i fëmijërisë nga Teksasi, Roland Salatino, krijuan kompaninë në Florida për të bërë lëkurën. Ata përpunojnë lëkurën e peshkut dhe e lyejnë para se t'ua shesin atë kompanive partnere për të bërë produkte, të tilla si kuletat, rripat dhe çantat e dorës. Lëkura e peshkut është e hollë, por për shkak se struktura e fibrave shkon në mënyrë të kryqëzuar, ajo është më e fortë se shumë lloje të tjera lëkure.

Çdo lëkurë, thotë Chavda, mund të kursejë deri në 70,000 peshq vendas të shkëmbinjve nënujorë.

Lëkurat janë gjithashtu më të qëndrueshme se lëkurat tradicionale të kafshëve, të cilat në përgjithësi prodhojnë emetime të larta të karbonit.

"Ky peshk po shkatërron shkëmbinjtë koralorë", tha Chavda.

Projekti Inversa kërkon të trajtojë këtë problem. Kompania po propozon të krijojë kooperativa peshkimi duke paguar peshkatarët që arrijnë të kapi këtë lloj peshku.

“Ne me të vërtetë po fuqizojmë konsumatorin dhe modën duke bërë diçka për planetin”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë