Ka ndodhur

Të arrestuar dhe në hetim, zbulohen 25 raste të vjedhjes së energjisë

Policia ka zbuluar 25 raste të vjedhjes së energjisë elektrike në të gjithë vendin. Në pranga janë vënë 6 persona, një prej të cilëve i shpallur në kërkim më herët. 2 të tjerë janë shpallur në kërkim ndërsa 13 po hetohen në gjendje të lirë.

Gjatë kontrolleve policia ka zbuluar banesa ku ishte bërë lidhje e paligjshme e energjisë elektrike dhe kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesa apo ambiente të tjera, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike.

Policia paralajmëron se do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet. Ajo i bën apel qytetarëve që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë